VITET E HERSHME

  • Meliza Haradinaj u lind në Prishtinë, më 4 korrik 1984.
  • Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me sukses shembullor, duke fituar vendin e parë në garat kombëtare në lëndën e fizikës në vitin 1998.
  • Shkollimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ku u shqua me sukses të shkëlqyeshëm, dhe me aktivitete të shumta bamirësie..
  • Me disa bashkëmoshatarë të saj, organizuan aksionin e parë humanitar për Krushën e Madhe, në vitin 2000. Ndihmoi qendrën “SOS – Fshati i Fëmijëve” në fundvitin e vitit 2001. Ishte pjesëmarrëse në maratonën humanitare “Nëna Terezë” për mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të Kosovës jashtë shtetit për 6 vite me radhë. Në bashkëpunim me figura të shquara të Kosovës, organizoi Gala Mbrëmjen Bamirëse për Krushën e Madhe, me ҫ’rast u mblodh një shumë e konsiderueshme, me të cilën u ndërtua Qendra Rinore në Krushë të Madhe, e pajisur me libra dhe kompjuterë.
  • Meliza ka punuar nëpër institucione të shumta të Kosovës dhe ndërkombëtare që prej moshës 18 vjeҫ.

EKSPERIENCA

    • 2001 – The Providence Journal
      • Gazetë amerikane që raportonte për dëmet e luftës në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, duke filluar nga ekonomia, shëndetësia, arsimi, mediumet, energjetika, dhe mirëqenia sociale.
    • 2003 – OSCE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë)
      • Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është një institucion kredibil në Kosovë, që operon prej periudhës së para-luftës në Kosovë. Kjo organizatë është e specializuar në negociatat dhe vendimmarrjen politike, në parandalimin e konflikteve, menaxhimin i krizave, dhe rehabilitimin post-konfliktuoz.
    • 2004 – ProCredit Bank - Prishtinë
      • Ndër bankat më të besueshme në Kosovë, Meliza kreu praktikën e pare gjatë studimeve në AUK.
    • 2005 – Universiteti Amerikan i Kosovës
      • Përkrahë studimeve, Meliza punoi për disa muaj në të njejtin institucion, duke ndihmuar studentët në kryerjen e punëve administrative të universitetit.
    • 2007 – IPKO
      • Për më shumë se 4 vite, Meliza punon në operatorin e dytë telefonik të Kosovës – IPKO, ku ka përfituar njohuri dhe eksperiencë të konsiderueshme në fushën e Telekomunikimit.
    • 2007 – Aleanca e të Rinjëve të Kosovës (AAK)
      • Meliza Haradinaj punoi për më shumë se 1 vit në kabinetin e Qeverisë Ҫeku (2006), duke i asistuar zëdhënëses Ulpiana Lama, në Zyrën për Informim Publik të Kryeministrit.
      • Studimet bachelor i përfundoi në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), me sukses të dalluar, në degën Politika Publike dhe Menaxhment.
      • Meliza Haradinaj iu bashkangjit Aleancës së të Rinjëve të Kosovës (ARK) në vitin 2007, duke punuar në shumë projektë të realizuara nga ky forum. Ishte po i njëjti forum, prej nga u kandidua Meliza në Zgjedhjet Lokale 2009, ku edhe u zgjodh si përfaqësuese e popullit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
      • Si përfaqësuese e qytetarëve të Prishtinës në përgjithësi, dhe e rinisë në veҫanti, Meliza ka ndihmuar dhe përkrahur ekzekutivin e Prishtinës, në mënyrë që komuna të ofrojë qytetarëve ofertë krijuese për zhvillim ekonomik lokal, vazhdimisht duke u munduar të shkëputet nga praktikat e mëhershme të vetë administrimit dhe qeverisjes së dobët lokale. Meliza edhepse e re në moshë, ishtë ndër zërat më të fuqishëm opozitar në Kuvend, duke qenë zëri i Rinisë në Prishtinë. Ajo punoi me përkushtim të plotë dhe pa kompromis kundër dukurive negative në qeverisje, në mënyrë që të përfaqësojë denjësisht dhe ndershëm qytetarët e Prishtinës. Meliza përfundoi mandatin e saj në Kuvendin Komunal të Prishtinës në nëntor të vitit 2013.
      • Meliza i përfundoi studimet postdiplomike (Master) në Diplomaci, në Universitetin presitigjioz të Oxfordit në Angli, me burse të plotë nga Qeveria Britanike – Chevening. Tema e saj e diplomës ishte “Diplomacia e Pajtimit: Marrëdhëniet Kosovë – Serbi 1999 – 2012”.
      • Në vitin 2013, Meliza ishte pjesëmarrëse dhe bursiste e rrjetit Hope Fellowship të Grave në Lidership (financuar nga Qeveria Amerikane përmes Kwshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan), duke përfunduar vizitën dhe trajnimin e saj 1 mujor në Washington DC në institucione të shumta qeveritare dhe joqeveritare të SHBA-ve. Meliza atje konceptoi dhe zhvilloi projektin e saj për themelimin e Institutit Kosovar për Diplomaci (KosovoID).
      • Meliza është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit Kosovar për Diplomaci (KosovoID), që ka për synim avansimin e interesave shtetërorë të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, kryesisht duke funksionalizuar kanalet e diplomacisë joqeveritare me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Projekti i pare në realizim është “Forumi i Diplomatëve të Rinjë” në Madrid, Nicosia, Bratislavë, Athinë, dhe Bukuresht.
      • Meliza është anëtare e rrjetit ndërkombëtar 'Femrat në Detyrë Publike' (Women in Public Service) i Woodrow Wilson Center me seli në Washington.
      • Meliza është e martuar me z.Dardan Stublla, dhe kanë një vajzë me emrin Mea.
Emri Mbiemri
Qyteti
Numri i Telefonit